Këshillë për certifikatën e jetës 2023

Kujdes! Certifikata e jetës në vitin 2023 duhet të dorëzohet përsëri në formatin origjinal në letër.

Nëse jetoni jashtë vendit si person që ka të drejtë për përfitimin e pensionit gjerman, në përgjithësi do të merrni formularin për certifikatën e jetës me njoftimin tuaj të rregullimit të pensionit çdo vit.

Këto përpunohen dhe dërgohen automatikisht në periudhën kohore qershor/korrik 2023.

Nëse merrni disa pensione nga kompani të ndryshme sigurimi, mund t'ju dërgohen disa formularë të certifikatës së jetës me njoftimin për rregullimin e pensionit. Në këtë rast, do t'ju duhet të plotësoni të gjithë formularët për certifikatat e jetës dhe t'i dërgoni ato në origjinal (jo me faks, jo me e-mail).

Nëse keni marrë njoftimin për rregullimin e pensionit pa formatin e certifikatës së jetës atëherë certifikata e jetës nuk është e nevojshme këtë vit. Nuk është e nevojshme të bëni diçka nga ana juaj.

Këshillë: Nëse jetoni në një shtet, me të cilin ka përputhje elektronike, atëherë nuk do të merrni rregullisht një certifikatë jete.

Këtu bëhet fjalë për shtetet e mëposhtme: Australi, Belgjikë, Bullgari, Danimarkë, Finlandë, Francë, Izrael, Itali, Kroaci, Luksemburg, Holandë, Austri, Poloni, Suedi, Zvicër, Slloveni, Spanjë, Hungari dhe Mbretëria e Bashkuar.

a) Certifikata e jetës ju vjen me postë

Nëse certifikata e jetës ju vjen me postë, atëherë kontrolloni të dhënat në pjesën A. Aty do të gjeni të dhënat personale. Nëse këto të dhëna përshtaten, atëherë nënshkruajeni certifikatën e jetës me dorën tuaj dhe vërtetojeni atë nga një organ zyrtar (Pjesa B).

Nëse këto të dhëna nuk përshtaten, atëherë jepni të dhënat e sakta në fushën përkatëse, nënshkruajeni certifikatën e jetës dhe vërtetojeni atë nga një organ zyrtar (Pjesa B).

Vendet e mëposhtme janë të aprovuara për vërtetim sipas rregullores

  • të gjitha autoritetet si, policia, administrata shtetërore (Zyrat e Regjistrimit të Banorëve, Zyrat e Kryebashkiakëve), Kompanitë e Sigurimeve, Institutet e Sigurimeve Shoqërore
  • Institucionet Bankare
  • Zyrat Famullitare, Rabinët
  • Spitalet, Kryqi i Kuq, Poliklinikat
  • Noterët
  • përfaqësitë e huaja në Gjermani (ambasadat, konsullatat)
  • përveç këtyre keni dhe vende specifike shtesë sipas shteteve, të cilat janë të aprovuara në këtë adresë rentenservice.de/LB/FAQ

Në vijim, dërgojeni në formatin origjinal në letër në adresën e mëposhtme (për këtë përdorni zarfin bashkëngjitur njoftimit për rregullimin e pensionit): 

Deutsche Post AG
Niederlassung Renten Service
04078 Leipzig
Gjermani

Certifikata e vërtetuar e jetës është kusht për marrjen e mëtejshme të pensionit gjerman. Ne nuk ju paguajmë, nëse formulari nuk vjen në kohën e duhur deri më 13.10.2023.

b) Njoftimi për rregullimin e pensionit nuk ju vjen deri në mes të muajit gusht 2023

Nëse njoftimi për rregullimin e pensionit nuk ju ka ardhur deri më 18 gusht 2023, kontaktoni shërbimin tuaj të pensionit (të dhënat e sakta të kontaktit i gjeni në fund të këtij informacioni) ose kompaninë tuaj të pensionit dhe interesohuni, nëse këtë vit kërkohet një certifikatë jete. Nëse keni konfirmimin që këtë vit kërkohet një certifikatë jete, atëherë do të gjeni formularin përkatës në faqen e internetit: rentenservice.de/LB/form

Plotësoni certifikatën e jetës, nënshkruajeni atë dhe vërtetojeni në një organ zyrtar.

Vendet e mëposhtme janë të aprovuara për vërtetim sipas rregullores

  • të gjitha autoritetet si, policia, administrata shtetërore (Zyrat e Regjistrimit të Banorëve, Zyrat e Kryebashkiakëve), Kompanitë e Sigurimeve, Institutet e Sigurimeve Shoqërore
  • Institucionet Bankare
  • Zyrat Famullitare, Rabinët
  • Spitalet, Kryqi i Kuq, Poliklinikat
  • Noterët
  • përfaqësitë e huaja në Gjermani (ambasadat, konsullatat)
  • përveç këtyre keni dhe vende specifike shtesë sipas shteteve, të cilat janë të aprovuara në këtë adresë rentenservice.de/LB/FAQ

Në vijim, dërgoheni në formatin origjinal në letër në adresën e mëposhtme:

Deutsche Post AG
Niederlassung Renten Service
04078 Leipzig
Gjermani

Certifikata e vërtetuar e jetës është kusht për marrjen e mëtejshme të pensionit gjerman. Ne nuk ju paguajmë, nëse formulari nuk vjen në kohën e duhur deri më 13.10.2023.

c) Personi, i cili ka të drejtë të përfitojë pensionin, nuk është në gjendje, të nënshkruajë ose të plotësojë vetë certifikatën e jetës

Nëse personi, i cili ka të drejtë të përfitojë pensionin, për shkak të paaftësisë për të shkruar ose për të parë nuk është në gjendje të plotësojë vetë certifikatën e jetës, duhet të paraqitet një vërtetim për këtë bashkë me certifikatën e jetës.

Nëse personi, i cili ka të drejtë të përfitojë pensionin, për arsye shëndetësore nuk është në gjendje të plotësojë vetë certifikatën e jetës, atëherë merret një person nga pjesa B, i cili ka folur më parë me organin zyrtar. Vërtetimi përkatës (p.sh. raporti mjeko-ligjor)duhet të dorëzohet me certifikatën e jetës.

d) Personi, i cili ka të drejtë të përfitojë pensionin nuk jeton më

Dërgoni sa më shpejtë të jetë e mundur datën e vdekjes në Zyrën e Shërbimit të Pensioneve.

Nëse e keni të mundur, përdorni njoftimin për rregullimin e pensionit të bërë nga shërbimi i pensionit.

Kontakt:

Deutsche Post AG
Niederlassung Renten Service
04078 Leipzig
Gjermani
Telefon: +49 221 56 92-777
Faqe interneti: rentenservice.de/LB